Pedagogu Mark Marku shprehet se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD, duhet hapur nje proces normal zgjedhor.
Në emisionin “Opinion”, Marku tha se PD nuk ka zhvilluar kurrë vota normale. Pedagogu akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ka dhunuar njerëzit që kanë votuar kundër tij.
“Unë mendoj se zgjidhja është përtej palëve sepse PD ka humbur prej Bashës dhe Berishës. Të hapin një proces normal. Këta thonë të bëjmë zgjedhje. Kurrë nuk ka patur zgjedhje të lira në PD, kurrë. Pse nuk ua thonë këtë shqiptarëve. Sali Berisha i ka rrahur njerëzit kur e kanë votuar kundër. Të krijohet një proces që të heqin dorë nga paktet dhe nga grupet.”,-Marku./Opinion.al