Guvernatori i rajonit të Sumy, Dmytro Zhyvytsky bën me dije se një rrjedhje amoniaku është regjistruar në impiantin kimik të Sumykhimprom.
Guvernatori tha se rrjedhja ishte shkaktuar nga bombardimet ruse dhe kishte paralajmëruar njerëzit në një rreze prej pesë kilometrash që të largoheshin nga zona.
“Ekuipazhet e urgjencës po punojnë për të rregulluar rrjedhjen e amoniakut. Nuk ka asnjë kërcënim për popullatën,” tha ai në Telegram.