Është diskutuar të enjten (17 Mars) në emisionin “Opinion” për temën “Çfarë do të ndodhë me çmimet”.
Vendi ynë ka marrë një sërë masash për kontrollin e çmimeve, ndërkohë që është marrë vendimi për ngritjen e një bordi për kontrollin e çmimit të shportës.
Në pjesën e parë dhe të dytë të “Opinion”, të ftuar kanë qenë ministrja e Infrastrukturës dhe Enegjisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj përballë një paneli prej katër gazetarësh:
- Artan Hoxha
- Enton Abilekaj
- Jonida Shehu
- Ola Xama
Në pjesën e tretë “Historitë e së enjtes”, është transmetuar intervista e një 80-vjeçari Viktor Adami, i cili tregon historinë e familjes së tij . Në fakt ai rrëfen historinë e babait Loni Adami, një nga studentet ekselence të “Harry Fultz” të vitit 1929, i cili u punësua nga Ambasada amerikane në Tiranë , duke u bërë i pari shqiptar i punësuar nga ambasada amerikane. Punoi aty për 10 vjet dhe u kthye sërish në vitin 45-46 , në pozicionin e sekretarit, por me largimin e amerikanëve nga Shqipëria ai dhe kunati i tij u arrestuan dhe vdiqën në tortura.
Për me tepër ndiqni emisionin “Opinion”: