Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas naftës, qeveria do të ndërhyje edhe për të penguar rritjen e çmimeve në ushqime.
Teksa zhvillon një takim me përfaqësues të furnizuesve të ushqimeve bazë me shumicë dhe shitjes me pakicë, Rama shkruan se qeveria të ndërhyjë për transparencën e çmimeve të ushqimeve bazë dhe ngrirjen e marzheve të fitimit.
“Me përfaqësues të furnizuesve të ushqimeve bazë me shumicë dhe shitjes me pakicë për adresimin e pasojave të luftës mbi çmimet në tregun shqiptar. Qeveria do të ndërhyjë menjëherë për transparencën e çmimeve të ushqimeve bazë dhe ngrirjen e marzheve të fitimit”,-shkruan Rama./ Opinion.al