Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta u shpreh se nuk ka asnjë provë që të mbështesë justifikimin e Rusisë për luftën, e cila vijon që prej datës 24 Shkurt.
Ndër të tjera, Meta tha se Shqipëria mbështet Ukrainën dhe se forcat ruse duhet të tërhiqen nga Ukraina.
‘’Përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës. Duke theksuar se nuk ka asnjë provë që të mbështesë justifikimin e Rusisë për luftën, GjND konfirmon dhe njëherë atë që bashkësia ndërkombëtare në unison ka argumentuar se ky agresion është i pajustifikuar dhe i paprovokuar.
Pushtimi rus i Ukrainës duhet të ndalojë menjëherë dhe forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga Ukraina. Shqipëria është në krah të Ukrainës mike, në mbështetje të luftës së saj heroike në mbrojtje të pavarësisë, integritetit territorial dhe të vlerave europiane.’’, shkruan Meta.