Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borrell në Shkup: Duhen zyrtarisht negociatat me RMV dhe Shqipërinë sa më shpejt

2022/03/14 at 8:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Borrell në Shkup: Duhen zyrtarisht negociatat me RMV dhe Shqipërinë sa më shpejt

Qëndrimin e Maqedonisë së Veriut për t’iu përmbajtur sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, e përshëndeti kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, gjatë vizitës së tij sot, të hënën, në Shkup. Borrell foli për një moment zgjimi për Evropën, duke theksuar se procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ringjallet.


Maqedonia e Veriut ka qenë plotësisht në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe me paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës nga kjo e fundit.

“Vendimi për të ndarë sanksionet tregon qartë përkushtimin tuaj ndaj vlerave të BE-së dhe ju vë në rrugën drejt BE-së, jo vetëm si një vend kandidat, por edhe si një anëtar përgjegjës i komunitetit ndërkombëtar”, tha Josep Borrell pas takimit që ai pati në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Borrell njoftoi se do të kishte një raund të katërt sanksionesh kundër Rusisë.

Përfaqësuesi i Lartë e BE-së tha se kjo është një kohë zgjimi për Evropën, një kohë kur procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ringjallet.

E di që keni disa pritshmëri dhe me të drejtë. Ne duhet të fillojmë zyrtarisht negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur dhe shpresoj se kjo do të jetë e mundur në konferencën e ardhshme ndërqeveritare,” tha Josep Borrell.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut dhe i gjithë rajoni janë prioritet strategjik dhe se BE-ja është e përkushtuar që perspektiva evropiane e këtyre vendeve të bëhet realitet.

Zoti Borrell përshëndeti momentin e ri ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe kërkoi që të dyja vendet të gjejnë zgjidhje të pranueshme reciprokisht dhe të zgjidhin çështjet dypalëshe, sepse, siç tha ai, “zgjerimi nuk mund të vazhdojë nëse pengohet nga çështjet dypalëshe”.

Prej një viti e gjysmë, Bullgaria ka bllokuar fillimin e negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së për shkak të dallimeve të hapura etnike, gjuhësore dhe historike midis dy vendeve.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se gjendja aktuale e stanjacionit nuk i bën dobi askujt dhe se pengimi i negociatave për anëtarësim ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut ndihet në të gjithë rajonin.

Është e nevojshme që Maqedonia e Veriut të ketë një perspektivë të fortë dhe të qartë evropiane”, tha Dimitar Kovaçevski.

Ai falënderoi zotin Borrell për mbështetjen e tij të qartë që vendi të marrë një datë për fillimin e negociatave të pranimit pa vonesë dhe theksoi se vetëm një Evropë plotësisht e bashkuar mund të jetë e fortë.

“Në mes të paqëndrueshmërisë së paprecedentë, ekziston nevoja që Evropa të jetë e bashkuar dhe e fortë. Lufta e vazhdueshme është një kërcënim për rritjen e ndikimit të palëve të treta në rajon dhe për këtë arsye ne të gjithë duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të përgatitur. Integrimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në BE do të sigurojë stabilitet në Evropë”, theksoi gjithashtu Kovaçevski.

Lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, Dimitar Kovaçevski kujtoi se Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në BE, e ka përafruar qëndrimin e saj me aleatët e saj, SHBA-në dhe NATO-n.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së po bën një turne në Ballkanin Perëndimor për të riafirmuar angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin në mes të luftës ruse kundër Ukrainës dhe implikimeve të saj për sigurinë e Evropës në tërësi.

Pas Shkupit, Josep Borrell do të udhëtojë nesër, e martë drejt Tiranës, ndërsa një ditë më pas do të vizitojë Sarajevën, Bosnje-Hercegovinën./Opinion.al

 

Etiketa: borrellnegociata


Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
“Do ju dukej pompa e karburantit si biberon qumështi”, Rama për rritjen e çmimeve

“Do ju dukej pompa e karburantit si biberon qumështi”, Rama për rritjen e çmimeve

Ukraina: Lideri çeçen Kadyrov fshihet në një bunker pranë Kievit

Ukraina: Lideri çeçen Kadyrov fshihet në një bunker pranë Kievit

Rritja e çmimeve, Rama: S’më shqetësojnë protestat

Rritja e çmimeve, Rama: S’më shqetësojnë protestat
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com