“Jam në Kiev, në rrugën Bankova, deri në fund, deri në fitore”. Kështu u shpreh presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video mbrëmë në Instagram në të cilën shfaqet në një rrugë të kryeqytetit ukrainas Kiev, ku ndodhen zyrat presidenciale.
Volodymyr Zelensky njoftoi për herë të parë humbjet në ushtrinë e tij që nga fillimi i pushtimit rus: sipas presidentit të Ukrainës, deri më tani janë vrarë rreth 1300 ushtarë ukrainas./Opinion.al