Protestuesit kanë marshuar nga Kryeministria në drejtim të rrethrrotullimit të “Zogut të Zi”. Ata kanë dalë në mes të rrugës dhe në këtë mënyrë kanë bërë bllokimin e qarkullimit.
Drejtuesit e mjeteve kanë vendosur të fikin automjetet e tyre dhe të lejojnë protestuesit të vijojnë me bllokimin e rrugës.
Ndërsa Policia e Shtetit po bën thirrje për zhbllokimin e rrugës, në të kundër do të zbatohet ligji. Kujtojmë se kjo është dita e tretë e protestës dhe çdo natë protestuesit kanë bërë bllokimin e rrugëve të kryeqytetit./Opinion.al