Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja e çmimeve/Autoriteti i Konkurrencës: Po monitorojmë bizneset

2022/03/11 at 4:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimeve/Autoriteti i Konkurrencës: Po monitorojmë bizneset

Autoriteti i Konkurrencës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se po monitoron subjektet që tregtojnë naftë apo benzinë. Gjithashtu informon se po monitorohen kompanitë e produkteve të shportës.

Vendimi ka ardhur pas rritjes së çmimeve në tregun shqiptar, edhe pse ato justifikohen nga Qeveria si të lidhura me ndryshimet në bursa për shkak të luftës në Ukrainë. Por pas protestave qytetare, duket se institucionet shtetërore po e trajtojnë çështjen jo thjesht si një luhatje të bursave, por si spekulime me çmime nga kompanitë që operojnë qoftë në tregun e karburanteve, ashtu edhe në ato të ushqimeve të shportës.

“Autoriteti i Konkurrencës, siç ka njoftuar më herët, në datën 3.02.2022 ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve naftë dhe benzinë dhe, pas evidentimit të disa dyshimeve të arsyeshme për shtrembërim të mundshëm të konkurrencës, ka filluar hetimin që në datën 25.02.2022, me Vendimin nr. 866, “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburantit naftë dhe benzinë”.

Autoriteti i Konkurrencës, me përgjegjshmëri të lartë ligjore, i shfrytëzoi maksimalisht kompetencat që i jep Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, ndaj edhe procedura e mësipërme e hetimit filloi që me marrjen e sinjaleve të para dhe konstatimeve se, në muajt e fundit, çmimet e karburanteve naftë dhe benzinë kishin një tendencë për tu ngritur, pra pa pritur agravimin e situatës së ditëve të fundit.

Bëjmë me dije se, të gjitha kompanitë e tregtimit të karburanteve janë nën hetim dhe, për ato kompani që do të provohet se kanë shkelur dispozitat e ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, masat e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë në përputhje me penalitetet e parashikuara.

Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të nenit 28 të Ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, nxitur edhe nga informacionet e shqetësimet e marra nga media për rritjen e menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës, nëpërmjet Urdhrit nr.190, datë 11.03.2022, dhe Urdhrit nr.192, datë 11.03.2022, ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer.

Sqarojmë përsëri publikun e nderuar se, në respekt të qëllimit për të cilin është ngritur Autoriteti i Konkurrencës, të gjitha këto monitorime apo procedura hetimi kryhen vetëm në zbatim të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, pa hyrë në atributet që janë përgjegjësi e institucioneve të tjera ligj zbatuese në vend.

Autoriteti i Konkurrencës vlerëson të theksojë se, do të ofrojë të gjithë mbështetjen e tij, kurdo që do i kërkohet, me ekspertizën më të mirë të mundshme në fushën e mbrojtjes së konkurrencës, për çdo institucion apo bord publik, gjithmonë duke ruajtur kompetencat dhe pavarësinë e tij”,-njofton Autoriteti i Konkurrencës./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
Kryesore

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

17 Qershor, 2025 5:08 pm
Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
Bota

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

17 Qershor, 2025 4:59 pm
Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?
Bota

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?

17 Qershor, 2025 4:48 pm
Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
Sport

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

17 Qershor, 2025 4:38 pm
Matematika, provimi më stresues për maturantët
Aktualitet

Matematika, provimi më stresues për maturantët

17 Qershor, 2025 4:34 pm
Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli
Aktualitet

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

17 Qershor, 2025 4:28 pm
Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda
Aktualitet

Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda

17 Qershor, 2025 4:21 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

Xhemal Gjunkshi kërkon në KQZ pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës

17 Qershor, 2025 4:02 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

Tiranë/ Plagosi në këmbë me armë zjarri një shtetas, arrestohet 32 vjeçari

17 Qershor, 2025 3:33 pm
Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze
Aktualitet

Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze

17 Qershor, 2025 3:20 pm
Para
Ushtria ukrainase vret gjeneralin rus, lajmi konfirmohet nga zyrtarët perëndimorë

Ushtria ukrainase vret gjeneralin rus, lajmi konfirmohet nga zyrtarët perëndimorë

Goditje dërrmuese/Biden: Rusisë do i hiqet statusi ‘vend i favorizuar’ me G7

Goditje dërrmuese/Biden: Rusisë do i hiqet statusi 'vend i favorizuar' me G7

Rritja e çmimeve/Nis dita e tretë e protestës para Kryeministrisë

Rritja e çmimeve/Nis dita e tretë e protestës para Kryeministrisë

TE FUNDIT

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
17 Qershor, 2025

Procesi i verifikimit të 97 kutive zgjedhore të qarkut Elbasan, ka përfunduar. Gazetarja, Klesiana Omeri, raporton se të dhënat zyrtare...

Lexo më shumë

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
17 Qershor, 2025

Shoqëria Historike Ruse (RIO), e themeluar nga Akademia e Shkencave e Rusisë dhe disa media shtetërore në atë vend, njoftoi...

Lexo më shumë

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?
17 Qershor, 2025

Mes një fushate ajrore përshkallëzuese izraelite kundër Iranit, sa shkojnë e shtohen thirrjet në Teheran për tërheqje të Iranit prej...

Lexo më shumë

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
17 Qershor, 2025

UEFA ka hedhur shortin për raundin e parë kualifikues të Conference League, aty ku marrin pjesë disa skuadra shqiptare. Partizani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com