Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në një konferencë për mediat, thotë se ai diskutoi me homologun e tij ukrainas për çështjet humanitare, për të mbrojtur civilët.
Gjatë fjalës së tij, Lavrov akuzoi gjithashtu “nacionalistët” ukrainas për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore.
Ministri tha gjithashtu se korridoret humanitare në Ukrainë janë diskutuar, duke shtuar se ato rrugë janë duke u përcaktuar nga ekipe nga secili vend.
Furnizimi me ushqime dhe stabiliteti i çmimeve në Evropë ishte gjithashtu në axhendë, u tha ai gazetarëve.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga BBC nëse një armëpushim do të ishte i mundur, Lavrov tha se “operacioni special ushtarak” do të vazhdojë dhe se Vladimir Putin thotë se strategjia e tij do të planifikohet.
Lavrov tha gjithashtu se duke i ofruar ndihmë mbrojtëse Ukrainës, Perëndimi “po sillet në mënyrë të rrezikshme”./Opinion.al