Pamje të rënda vijnë nga Mariupol, qytet që ndodhet në jug të Ukrainës. Trupat e dhjetëra personave që janë vrarë nga sulmet ruse po varrosen në varre masive.
Imazhet e publikuara nga Associated Press dhe trgojnë disa prej trupave të pajetë që janë të mbështjellë me qese të zezë, ndërsa të tjerë janë mbështjellë vetëm me batanije.
Qyteti është sulmuar dhe bombarduar prej disa ditësh nga forcat ruse.
Të paktën 1,300 civilë janë vrarë në Mariupol që nga fillimi i pushtimit rus, tha të mërkurën një këshilltar i kryebashkiakut të qytetit.
Banorëve u është ndërprerë uji dhe energjia elektrike dhe të martën Ministri i Jashtëm i Ukrainës, i cili akuzoi Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës duke mbajtur “peng” 300,000 civilë.
“Në të vërtetë, ne nuk mund të llogarisim sa vdekje kemi. Ne as nuk jemi në gjendje të numërojmë sa njerëz në rrugë janë vrarë nga bombardimet dhe artileria,”-tha nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov për CNN.
“Ne nuk e dimë se sa, sepse nuk mund t’i mbledhim të gjithë trupat dhe nuk mund të numërojmë.”
Punëtorët e qytetit hapën një llogore të thellë mbi 22 metra të gjatë brenda një varreze dhe vunë të prehen trupat e ushtarëve dhe civilëve që ishin vrarë gjatë sulmeve të përsëritura nga forcat ruse.
Evgeniy Maloletka, një fotoreporter i Associated Press që kapi skenën, tha se disa prej trupave janë “sjellë të mbështjellë në qilima ose qese plastike”. “Dyzet erdhën të martën, 30 të tjera deri më tani të mërkurën,” shtoi ai./Opinion.al