Katër persona, dy prej të cilëve fëmijë u vranë pasi një ndërtesë banimi pranë qytetit të Kharkiv u bombardua gjatë natës nga forcat ruse, thanë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.
Sulmi thuhet se ka ndodhur në fshatin Slobozhanske, në juglindje të Ukrainës.
Shërbimet Shtetërore të Emergjencave shtuan se një vajzë pesëvjeçare e plagosur është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Ekipet e shpëtimit pritet të vazhdojnë operacionet e kërkimit sot për të nxjerrë trupat nga rrënojat, shtuan ata.
Një qendër tregtare u dogj gjithashtu nga bombardimet në zemër të Kharkiv – megjithatë nuk është raportuar për viktima./Opinion.al