Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka folur për zgjedhjet e 6 marsit.
Ai tha se demokratët votuan partinë e vërtetë demokratike dhe iu ka bërë thirrje deputetëve të tjerë të PD që të bashkohen për zgjedhjet e ardhshme.
“Zgjedhjet e 6 marsit nxorën para shqiptarëve se shtëpia e lirisë, përbën opozitën e vërtetë shqiptare. Në 6 mars 70 % e popullsisë votoi për opozitën e vërtetë. Këto ishin rezultatet më të rëndësishme. Qytetarët e Shqipërisë i dërguan mesazhin më të pastër Edi Ramës. Ftoj çdo demokrat që të lexojë mesazhin e datës 6 Mars, dhe të bashkohemi si opozitë e vërtetë për të ecur drejt fitores së sigurt në zgjedhjet e ardhshme. Kam ndjekur zhvillimet brenda selisë së Lul Bravës, vlerësoj dhe përshëndes qëndrimet e deputetëve të PD. Ata sapo konstatuan se brava opozita është një opozitë false ata reaguan. I garantoj plotësisht se ligji i pandryshueshëm dhe se i vetmi kusht i këtij bashkimi është vota e lirë”-tha Berisha./Opinion.al