Ka përfunduar numërimi edhe në Bashkinë e Durrësit. Kandidatja e PS Emiriana Sako ka fituar duke u zgjedhur kryetarja e bashkisë së qytetit bregdetar.
Sako ka arritur të sigurojë 39 157 vota, e ndjekur nga Ardian Muka me 20 831 vota. I treti në listë renditet Luan Hoti, i cili ka mbledhur 7937 vota.
Në një reagim në rrjetin social”Facebook” pasi u shpall fituese, Sako falenderoi qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën për transforminin e qytetit.
“Falenderoj të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën për transformimin e qytetit. Kjo fitore është një përgjegjësi e madhe që më jep privilegjin ti shërbej me përkushtim e pasion qytetit dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit”-shkruan Sako./Opinion.al