Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë.
Sipas Klan News, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 34-vjeçarja Rudina Haka, e cila kishte mbetur e plagosur. Mësohet se 34-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.
Rudina Haka ishte në gjendje të rëndë dhe për këtë arsye ishte dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës. Por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
Më herët, nga aksidenti tragjik i përplasjes së dy mjeteve humbën jetën edhe shoferët Alfred Dika e Artan Alushi, si dhe dy pasagjerët Shkumbin Brati dhe Almenia Karaj.