Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1,146 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 78 qytetarë në këto bashki:
33 në Tiranë, 6 në Fier, Gjirokastër, 5 në Elbasan, 4 në Sarandë, 3 në Mirditë, Patos, 2 në Lushnje, Delvinë, Devoll, Kuçovë, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Pogradec.
Në të gjithë vendin janë 1,531 pacientë aktivë me Covid-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete nga SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 68- vjeç, një qytetar nga Tirana 71 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 77 vjeç.
Janë shëruar 114 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,197 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (06 Mars 2022)
Raste të reja ditore 78
Të shëruar në 24 orë 114
Të shtruar në spitale 46
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1,146
Testime totale 1,752,127
Raste pozitive 272,210
Raste të shëruara 267,197
Raste Aktive 1,531
Humbje jete 3,482
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 431
Fier 276
Lezhë 189
Elbasan 113
Vlorë 104
Kukës 102
Berat 99
Shkodër 86
Gjirokastër 63
Korçë 45
Durrës 19
Dibër 4