Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abazoviç: Të gatshëm për të zgjeruar sanksionet ndaj Rusisë

2022/03/05 at 8:53 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Abazoviç kryeministri i ri i vendit? Nisin bisedimet për qeverinë e re

Mali i Zi është i gatshëm t’i zgjerojë sanksionet kundër Rusisë për të mbështetur deri në fund politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, tha të shtunën zëvendëskryeministri dhe mandatari për qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një bisedë telefonike me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas një deklarate të qeverisë së Malit të Zi, zoti Abazoviç dhe zoti Escobar shkëmbyen mendime për ngjarjet aktuale në Ukrainë dhe vlerësuan si thelbësore që vendet e Ballkanit Perëndimor të tregojnë vendosmëri në mbrojtjen e vlerave të qytetërimit dhe të qëndrojnë deri në fund së bashku me aleatët e tyre në BE dhe NATO.

“Mali i Zi është i gatshëm të zgjerojë gamën e sanksioneve për të ndjekur deri në fund politikën e jashtme të BE-së. Ne do të monitorojmë situatën me oligarkët rusë dhe do të marrim të gjitha masat në përputhje me ligjin nëse ata vijnë në Mal të Zi. Për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme të vendit, ne po kryejmë aktivitete që synojnë luftimin e ndikimeve në Mal të Zi, të cilat më parë rezultuan me dëbimin e një diplomati rus nga Ministria e Jashtme”, tha zv/kryeministri Abazoviç sipas njoftimit.

Ai po ashtu ka thënë se Mali i Zi do të dërgojë ndihmë shtesë humanitare dhe financiare, por edhe ndihmë ushtarake, sapo të përfundojnë proceset e brendshme në vend.

Një ditë më parë Ministria e Jashtme Malit të Zi njoftoi se kishte shpallur person të padëshiruar një diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse në Podgoricë.

Personi në fjalë është Viktor Antipin, oficer i zbulimit dhe punonjës i Shërbimit Informativ rus.

Antipin, sipas njoftimit të Agjensisë së Sigurimit të Malit të Zi, u takua me përfaqësuesit politikë të Frontit Demokratik, e njohur si parti pro-ruse. “Arsyeja e marrjes së këtij vendimi është vlerësimi i organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për aktivitetet e diplomatit rus, të cilat janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Malit të Zi.

Mali i Zi, vitet e fundit ishte në shënjestrën politike të Serbisë dhe Rusisë, të cilët bënë përpjekje për një grusht shteti në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 për ta parandaluar këtë vend ballkanik të anëtarësohet në NATO. Gjykimi për grusht shteti në Mal të Zi u cilësua si “gjykimi i shekullit” për shkak të përfshirjes së agjencisë ruse të sigurimit shtetëror në komplotin e dyshuar./VOA

Etiketa: abazovicmali i zisanksione

Ju sugjerojmë

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
-U tha në Opinion

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

21 Maj, 2025 10:52 pm
Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
-U tha në Opinion

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

21 Maj, 2025 10:41 pm
Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
Bota

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

21 Maj, 2025 10:25 pm
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

21 Maj, 2025 10:23 pm
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza
Bota

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21 Maj, 2025 10:02 pm
Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin
Aktualitet

Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin

21 Maj, 2025 9:34 pm
Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!
Aktualitet

Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!

21 Maj, 2025 9:16 pm
U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna
Aktualitet

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna

21 Maj, 2025 9:02 pm
Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri
Aktualitet

Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri

21 Maj, 2025 8:58 pm
Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit
Bota

Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit

21 Maj, 2025 8:38 pm
Para
Gjendet një automjet i djegur, dyshohet se u përdor për vrasjen në Elbasan

Identifikohet i plagosuri në Vlorë, gjendet një makinë e djegur tek Uji i ftohtë

Video/Momenti i rrëzimit të helikopterit rus nga ukrainasit

Video/Momenti i rrëzimit të helikopterit rus nga ukrainasit

Gjenden dy Kallashnikovë brenda makinës së djegur,në gjendje të rëndë i plagosuri

Gjenden dy Kallashnikovë brenda makinës së djegur,në gjendje të rëndë i plagosuri

TE FUNDIT

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
21 Maj, 2025

Megaoperacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me organet e akuzës në Itali, ka...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
21 Maj, 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i quajtur “Ura” që u zhvillua në Shqipëri e Itali,...

Lexo më shumë

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
21 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është përplasur me homologun e tij, afrikano-jugor, Cyril Ramaphosa (Sirill Ramafoza),...

Lexo më shumë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
21 Maj, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se ndoshta Izraeli ka vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com