Në kuadër të marrëveshjes me palën ukrainase në raundin dytë të takimeve, ministria ruse e Mbrojtjes këtë të shtunë ka bërë me dije se korridoret humanitare do të hapen në orën 10:00 me orën e Moskës nga qytetet Mariupol dhe Volnovakha.
Mediat e huaja bëjnë me dije se sipas njoftimit të fundit nga zyrtarët rus një “moment qetësie” do të zbatohet që popullata civile të largohet nga qytetet.
Ministrioa ruse bën me dije se në lidhje me këtë vendim është rënë dakord me autoritetet ukrainase dhe pse këto të fundit nuk kanë dhënë akoma asnjë konfirmim në lidhje me këtë.
Ndërkohë më herët, kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko bëri thirrje për një korridor humanitar, për të kaluar civilët, pas një bllokade të vazhdueshme dhe atyre që ai i ka quajtur “sulme të pamëshirshme” nga trupat ruse./ Opinion.al