Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhaçka flet pas takimit të NATO-s: Rusia do të hetohet për krime lufte

2022/03/04 at 5:45 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhaçka flet pas takimit të NATO-s: Rusia do të hetohet për krime lufte

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka folur pas takimit të jashtëzakonshëm të NATO-s lidhur me sulmet ushtarake të Rusisë në Ukrainë.


Xhaçka tha se Gjykata Ndërkombëtare Penale do ta hetojë për krime lufte Rusinë. Më tej, ministrja thekson se Shqipëria ka rol domethënës në përpjekjet për të mbështetur Ukrainën.

“Në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s sot u konfirmua sërish me forcë vendosmëria e aleatëve për të mbështetur popullin e Ukrainës në luftën  heroike që ka fituar admirimin dhe respektin e të gjithë botës.  Shumë vende evropiane, vetë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë masa në mbështetje të popullit ukrainas që do të kishin qenë të paimagjinueshme ndoshta edhe pak muaj më parë, duke i furnizuar me armatime, duke kaluar disa paketa sanksionesh  masive që po i japin një goditje shumë të rëndë Rusisë, duke ia rritur në mënyrë të jashtëzakonshme koston e këtij agresioni kriminal, që tashmë edhe me bashkëpunimin e Shqipërisë i është referuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar për krime lufte. Shqipëria ka luajtur një rol domethënës në këto përpjekje për të mbështetur Ukrainën, edhe me ndihmë materiale konkrete, por sidomos në fushën e diplomacisë, ku pardje siç keni pasur mundësinë ta ndiqni u arrit një fitore vërtet e rëndësishme duke miratuar me shumicë absolute votash një rezolutë të bashkësponsorizuar nga Shqipëria ku i kërkohej Rusisë t’i japë fund luftës. Theksova në takim se duhet bërë më shumë, të bëhet më shumë që të ndalet sulmi i pajustifikuar mbi Ukrainën dhe mbi sigurinë e sistemin ndërkombëtar. Unë dua t’i garantoj qytetarët shqiptarë, të cilët kanë treguar gjatë këtyre ditëve një solidaritet të jashtëzakonshëm me popullin ukrainas duke mbledhur ndihma, që roli që ka luajtur Shqipëria është vlerësuar maksimalisht nga aleatët dhe që bashkë me ta do të vazhdojmë punën e mirë që kemi bërë gjatë këtyre javëve në Këshillin e Sigurimit, në NATO, në OSBE, në Këshillin e Europës dhe në çdo forum ndërkombëtar ku mund të ofrojmë mbështetjen tonë për popullin ukrainas, lufta e të cilit nuk është thjesht një luftë për mbijetesën e Ukrainës por një luftë për paqen e sigurinë në kontinentin evropian”,-tha Xhaçka./Opinion.al

 

 



Ju sugjerojmë

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh
Bota

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh

9 Korrik, 2026 6:01 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Irani përshpejton eksportet e naftës mes tensioneve në Gjirin Persik

9 Korrik, 2026 5:54 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

9 Korrik, 2026 5:50 pm
Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një baze amerikane në Jordani
Bota

Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një baze amerikane në Jordani

9 Korrik, 2026 4:55 pm
VIDEO/ Deputetët e PS kapen “mat” duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg
Aktualitet

VIDEO/ Deputetët e PS kapen “mat” duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg

9 Korrik, 2026 2:57 pm
Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita: I përfshirë edhe një polic
Kronikë

Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita: I përfshirë edhe një polic

9 Korrik, 2026 2:52 pm
“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s
Kryesore

“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s

9 Korrik, 2026 2:50 pm
Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën
Sport

Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën

9 Korrik, 2026 2:46 pm
Zyrtarët e “VLEN” s’u lejuan të hyjnë në Shqipëri? Hita: Një person kishte probleme
Aktualitet

Zyrtarët e “VLEN” s’u lejuan të hyjnë në Shqipëri? Hita: Një person kishte probleme

9 Korrik, 2026 2:33 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Shkodër/ Vrau gruan me çifte, arrestohet 62-vjeçari

9 Korrik, 2026 2:27 pm
Para
Ministria e Shëndetësisë: Qytetet shqiptare më problematike me COVID-19

Covid-19 në Shqipëri/ 110 të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Rusia do të dënojë me 15 vite burg përhapësit e lajmeve të rreme

Rusia do të dënojë me 15 vite burg përhapësit e lajmeve të rreme

“Zelensky është larguar nga vendi”,Ukraina-Rusisë: Ai është në frontin e luftës

“Zelensky është larguar nga vendi”,Ukraina-Rusisë: Ai është në frontin e luftës
















TE FUNDIT

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh
9 Korrik, 2026

28 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një fabrikë këpucësh në qytetin Jinjiang,...

Lexo më shumë

Irani përshpejton eksportet e naftës mes tensioneve në Gjirin Persik

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
9 Korrik, 2026

Irani ka rritur ndjeshëm eksportet e naftës, ndërsa tensionet në Gjirin Persik vazhdojnë të përshkallëzohen dhe presidenti amerikan Donald Trump...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
9 Korrik, 2026

Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës thikë në zonën e Shëngjinit. Ngjarja është regjistruar në rrugën...

Lexo më shumë

Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një baze amerikane në Jordani

Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një baze amerikane në Jordani
9 Korrik, 2026

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) njoftuan se të enjten kanë lëshuar dhjetë raketa balistike drejt një baze...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}