Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka njofton se Shqipëria bashkon forcat me 37 aleatë dhe partnerë për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se “Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë. Bota nuk do ta pranojë kurrë agresionin e paligjshëm”.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi këtë të mërkurë rezolutën që dënon veprimet e Rusisë në Ukrainë, me 141 vota pro, 5 kundër dhe 34 abstenim.