Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka bërë të ditur se 874,026 njerëz janë larguar nga Ukraina që prej ditës kur Rusia nisi pushtimin e saj.
Polonia ka marrë më shumë se gjysmën e ukrainasve të larguar, informon OKB.
UNHCR-ja ka apeluar për gati 2 miliardë dollarë për operacionin e saj të ndihmës – por thotë se parashikimi i saj është se deri në katër milionë ukrainas mund të përfundojnë duke ikur nga vendi./Opinion.al