Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaron se mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Këtë deklaratë Erdogan e bëri gjatë gjatë takimit me presidenten kosovare, Vjosa Osmani, duke theksuar se Turqia nuk ka nevojë të marrë leje nga askush për të bërë një gjë të tillë.
“Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shikojmë asnjë gjë që nuk shkon këtu. Për sa i përket njohjes së Kosovës dhe për ta mbështetur procesin e Kosovës këtu, nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta ofruar këtë mbështetje. Ne i kemi marr hapat tonë ashtu siç i kemi marrë me rastin e njohjes se Kosovës, ashtu do të bëjmë edhe tani me rastin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO”, tha ai në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
LEXO EDHE: Vuçiç: “Rreziku” i anëtarësimit të Kosovës në NATO nuk është naiv
Ndërkohë, Osmani tha se Kosova duhet anëtarësuar në NATO ku Turqia ka një rol të madh dhe për këtë ka falënderuar Erdoganin për përkrahjen.
“Në kuadër të NATO-s, Turqia mund të bëjë shumë. Lidhjet tona janë të thella dhe mbi këtë bazë do të punojmë, në veçanti në fushën e sigurisë, si dhe në shumë fusha të tjera ku s’e kemi ende potencialin e plotë”, tha presidentja kosovare.
Në këtë vizitë Osmani ishte e shoqëruar nga disa ministra të cilët firmosën një sërë marrëveshjesh me qeverinë turke.