Presidenti francez Emmanuel Macron ka kryer sot dy telefonata me homologun rus dhe atë ukrainas.
CNN shkruan se Macron foli veçmas me presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas Pallatit Élysée, telefonata me Putinin zgjati një orë e 30 minuta.
Macron tha se ai bëri presion për “nevojën për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm”./Opinion.al