Ukraina kërkon vullnetarë të huaj që t’i bashkohen ushtrisë së saj, për të luftuar kundër Rusisë.
Sipas BBC, Kievi thotë se po krijon një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.
“Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë,” vuri në dukje Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një deklaratë të dhënë pak më parë./Opinion.al