Një i moshuar në Ukrainë iu është afruar ushtarëve rusë dhe iu ka kërkuar që të largohen nga vendi.
Videoja e filmuar në qytetin e Melitopol është bërë virale në rrjetet sociale. I moshuari iu drejtohet ushtarëve duke iu thënë se edhe ai vet është rus, por jeton në Ukrainë.
“Çfarë dreqin po bëni këtu, edhe unë jam rus, por jetoj në këtë shtet. Ju keni vendin tuaj, ne kemi tonin. A nuk keni probleme në vendin tuaj për të zgjidhur? A jeni të gjithë të pasur atje, si ne Emiratet? Ju jeni thjesht kukulla”,-thotë i moshuari./ Opinion.al
Grandpa is reprimanding the Russian soldiers in Melitopol like they are children.
“I’m also Russian. Don’t you have any problems in the state?” pic.twitter.com/fan9J9Me80
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) February 26, 2022