Rusia është duke sulmuar infrastrukturën ushtarake të Ukrainës në të gjithë vendin.
Mediat e huaja kanë publikuar videon e mëposhtme, e cila duket se tregon një sulm me raketa në aeroportin në Ukrainën Perëndimore.
Në pak minuta zjarr aeroporti i ka shpërthyer në flakë ndërsa tymi përfshin gjithë hapësirën ku raketa ka rënë.
Ukraina mbylli hapësirën e saj ajrore për trafikun civil. Uebsajtet e gjurmimit tregojnë se asnjë aeroplan civil nuk kalon brenda hapësirës ajrore të vendit të enjten.