Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të PD, i cili nga Kuvendi i Shqipërisë kërkoi sot që i cili i kërkoi shtetit shqiptar të marrë të gjitha masat për t’ju gjendur pranë qytetarëve Ukrainas.
Spiropali u shpreh se qeveria shqiptar ka marrë të gjitha masat dhe se është në koordinim me gjithë strukturat e partnerët.
“Qeveria shqiptare dhe shteti kanë marrë gjithë masat, pranë aleatëve tanë, në NATO si anëtarë të KS, në koordinim me gjithë strukturat e partnerët për këtë agresion të paprecedëntë të Rusisë për një vend sovran si është Ukraina. Madje Shqipëria është një nga 44 shtetet që ka miratuar rezolutën e samitit për Krimenë në fund të gushtit, qëndrimi i fortë në mbështetje të integritet territorial, s’ka asnjë arsye për të vënë në dyshim qëndrimin e fortë të Shqipërisë krah SHBA NATO e kombeve të bashkuara, e të gjitha forcave që janë të alarmuara nga ky agresion që cenon sigurinë në Evropë”,-tha Spiropali./Opinion.al