Debate të forta ka patur në Komisionin Hetimor për Inceneratorët mes deputetit Luçiano Boçi dhe kryeministrit Edi Rama.
Boçin ka nxjerrë një foto të landfillit buzë Shkumbinit, për t’i drejtuar pyetjen se ku shkuan 22 milionë eurot për këtë investim. Rama u përgjigj se me foto nuk bëhet politikë, maksimumi me foto jepet informacion.
Luçiano Boçi:Ja ky është rezultati i 22 milionë eurove, kjo është kodra e re e plehrave, buzë Shkumbinit, ja rezultati i 22 milionë eurove. Nëse do dhe foto tjetër, ja dhe nga afër, kodra e plehrave që e quani landfill. Po vdiq ky landfilli, ku do të shkojnë ato 22 milionë eurot e landfillit?! Këtu është dhe vjedhja tjetër. Kjo është për t’i bërë mu.
Edi Rama :Mu bën lopa.
Luçiano Boçi:Sot punëtorët janë në protestë. E kuptoni se ku janë çuar 22 milionë eurot?
Edi Rama:Mirë është që të evitojmë këto përballjet fotografike.
Luçiano Boci: I do dhe me video se kam dhënë dhe intervistë te ai mali me plehra. Shkojmë dhe bashkë?
Edi Rama: Tani, ju thashë që me foto nuk bëhet politikë. Maksimumi me foto jepet informacion.
Luçiano Boçi: Këto janë foto të parave, jo të njerëzve.
Edi Rama: Nuk bëhet kështu politika. Këto janë banalitete. Përsa i përket çështjes punon, nuk punon…
Luçiano Boçi: Ju bëni sikur nuk kuptoni apo çfarë se nuk ka mundësi që të mos e kuptoni se për çfarë ka ndodhur, ai impiant është në krizë. Nuk ka rëndësi. Ai investim është një investim që është pronë e bashkisë sot edhe sikur të mos kishin ndodhur këto. Është një investim me paratë e shtetit që për 7 vjet ka punuar për qytetarët e Elbasanit. Pas 7 vjetësh, është aset publik. Sot është në një krizë.
Edi Rama: Ju thoni tani, kancer është e rëndë. Matësi që unë të solla këtu ka nxjerrë që ndotja e cila para se të fillonte kjo punë ishte me rrezik për shëndetin, sot nuk ekziston. Nuk flitet kështu.