Drejtuesi i emisionit Stop në Tv Klan, Saimir Kodra, paralajmëron se shumë shpejt do të transmetohet një rast mashtrimi me bursat në Shqipëri, ku kanë rënë pre gjykatës e prokurorë. I ftuar në emisionin Opinion për të folur për mashtruesit shqiptarë, Kodra u shpreh se ky mashtrim ka kapur vlerat 10 deri në 15 milionë Euro.
“Po finalizoj një histori, në Tiranë dhe Shqipëri kanë qenë para ca vitesh ca histori bursash. Po pres tani vetëm të gjej dëshmitarë. Shifra marramendëse, deri tani kam përshtypjen që duhet të jenë 10-15 milionë Euro. Kanë arritur deri në gjykatës e prokurorë që donin të investonin në bursë”.
I pyetur nga Blendi Fevziu se si qytetarët ranë pre e mashtrimit, Saimir Kodra u shpreh: “Më jep paratë dhe unë kam brokerin tim në bursë që do luaj paratë e tua. Kishte bërë dhe një platformë false”. /tvklan.al