Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian është shprehur kundër vendimit të Presidentit rus Vladimir Putin pë rnjohjen e pavarësisë së dy territoreve separatiste në Ukrainë.
“Njohja e dy territoreve separatiste në Ukrainë është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minskut”, tha Ursula von der Leyen.
Menjëherë pas vendimit të për pavarësinë e territoreve separatiste rusishtfolëse në Donbas pas një takimi të Këshillit të Sigurimit rus për Ukrainën BE deklaroi se dhe partnerët e saj do të reagojnë me unitet dhe vendosmëri duke solidarizuar Ukrainën.
Putin ka nënshkruar dokumentet dhe i ka kërkuar Parlamentit rus që të ratifikojë vendimin sa më shpejt që është e mundur.
Ai e ka përfunduar fjalimin e tij duke thënë se “jam i sigurt se do të kem mbështetjen e popullit rus”. Franca dhe Gjermani shprehën gjithashtu zhgënjimin e tyre me vendimin e presidentit rus.