Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Covid/Gjermania heq 20 shtete nga lista e vendeve të rrezikuara, po Shqipëria

2022/02/21 at 8:23 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Covid/Gjermania heq 20 shtete nga lista e vendeve të rrezikuara, po Shqipëria

Gjermania ka ndryshuar dje listën e vendve me rrezikshmëri të lartë. Heqja e vendeve nga lista do të thotë se udhëtarët nga këto vende nuk kanë nevojë t’u përmbahen disa rregullave dhe karantinimeve.


Nga dita e djeshme (e diel 20 shkurt), qeveria federale ka hequr rreth 20 vende nga lista e zonave me rrezik të lartë, përfshirë edhe Spanjën, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Kështu ka bërë të ditur Instituti Robert Koch (RKI). Tunizia, Maroku dhe India janë hequr po ashtu nga lista, si dhe disa pjesë të Francës. Kjo mundëson ardhjen më të lehtë të udhëtarëve nga këto vende në Gjermani, sepse këto vende nuk klasifikohen më si zona me rrezik të lartë. Në vendimin e fundit asnjë vend tjetër nuk është klasifikuar si zonë me rrezik të lartë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina vazhdojnë të mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, sikur edhe Zvicra dhe shumë vende të tjera fqinje të Gjermanisë. Kjo do të thotë se personat që vijnë nga këto vende duhet të plotësojnë formularët për hyrje në Gjermani, e nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar në tre muajt e fundit, duhet të kenë teste negative dhe të futen në karantinë.

Deri tani më shumë se 100 vende janë klasifikuar si zona me rrezik të lartë. Qeveria federale dhe ato të landeve kanë vendosur të mërkurën që klasifikimi i vendeve duhet të rishikohet, me qëllim që të lehtësohen udhëtimet përsëri. Për vendet me rrezikshmëri të lartë vlejnë rregulla të posaçme për hyrje të udhëtarëve nga këto vende në Gjermani. Për personat e pavaksinuar dhe që nuk janë shëruar vlejnë edhe rregullat e karantinimit.

Karantinimi dhe udhëtimet

Kushdo që hyn në vend nga një zonë me rrezik të lartë dhe nuk është plotësisht i vaksinuar – do të thotë nuk është vaksinuar të paktën dy herë – ose nuk është shëruar në tre muajt e fundit, duhet të futet në karantinë për dhjetë ditë. Karantinën mund ta shkurtojë pas pesë ditësh nëse e bën një test dhe ai rezulton negativ. Për fëmijët që nuk kanë mbushur ende moshën gjashtë vjeç, izolimi përfundon automatikisht pesë ditë pas hyrjes në vend. Ata nuk kanë nevojë për teste.

Klasifikimi i një vendi si zonë me rrezik të lartë lidhet edhe me paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme për udhëtime turistike të panevojshme. Ndërsa heqja e vendeve nga kjo listë i lehtëson edhe udhëtimet turistike në këto vende.

Gjermania ka vendosur së fundi që të heqë masat kufizuese në tri faza të ndryshme. Ndërsa me 20 mars pritet të hiqen të gjitha masat në këtë vend./DW

Etiketa: covid-19gjermaniavendet e rrezikuara


Ju sugjerojmë

Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë në Washington
Bota

Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë në Washington

25 Gusht, 2025 7:29 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, 4 vatra ende aktive

25 Gusht, 2025 6:46 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump pas sulmit izraelit në spitalin në Gaza: Duhet t’i japim fund këtij makthi

25 Gusht, 2025 6:20 pm
Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës
Sport

Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës

25 Gusht, 2025 6:02 pm
Sulmet izraelite në spitalet në Gaza, Turqia: Një tjetër krim lufte
Bota

Sulmet izraelite në spitalet në Gaza, Turqia: Një tjetër krim lufte

25 Gusht, 2025 5:56 pm
40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij: Nuk pendohem për asgjë, ia bëra mirë
Kronikë

Pa babanë që i vrau nënën, flet vajza: Ai e tërhoqi nga flokët dhe e goditi me thikë

25 Gusht, 2025 5:51 pm
Rreth 22 mijë të huaj në Shqipëri, 54% kanë si arsye punësimin
Aktualitet

Rreth 22 mijë të huaj në Shqipëri, 54% kanë si arsye punësimin

25 Gusht, 2025 5:46 pm
Tajfuni i fuqishëm godet Vietnamin, 600 mijë persona  të evakuuar
Bota

Tajfuni i fuqishëm godet Vietnamin, 600 mijë persona të evakuuar

25 Gusht, 2025 5:40 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Televizioneve ABC dhe NBC duhet t’i hiqen licensat, janë të njëanshme

25 Gusht, 2025 5:37 pm
Vetoja e presidentit polak kërcënon qasjen e Ukrainës në Starlink
Bota

Vetoja e presidentit polak kërcënon qasjen e Ukrainës në Starlink

25 Gusht, 2025 5:34 pm
Para
Ministrat e BE-së pritet të diskutojnë për Ukrainën dhe Bosnjën

Ministrat e BE-së pritet të diskutojnë për Ukrainën dhe Bosnjën

Me ndërmjetësim të Macron, Biden pranon “në parim” të takohet me Putin

Me ndërmjetësim të Macron, Biden pranon "në parim" të takohet me Putin

Inceneratorët/ Tabaku shkon në SPAK, takon Arben Krajën

Inceneratorët/ Tabaku shkon në SPAK, takon Arben Krajën
















TE FUNDIT

Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë në Washington

Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë në Washington
25 Gusht, 2025

Disa njësi të Gardës Kombëtare që patrullojnë në Washington kanë filluar të mbajnë armë në një intensifikim të vendosjes ushtarake...

Lexo më shumë

Zjarret në vend, 4 vatra ende aktive

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
25 Gusht, 2025

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, deri në orën 16:30, datë 25.08.2025,...

Lexo më shumë

Trump pas sulmit izraelit në spitalin në Gaza: Duhet t’i japim fund këtij makthi

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
25 Gusht, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës

Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës
25 Gusht, 2025

Futbolli shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të një prej figurave të tij më emblematike. Bujar Tafaj, ish-portieri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com