Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar mëngjesin e sotëm se aksi Bogë-Theth vijon të jetë i bllokuar për shkak të rënies së vazhdueshme të ortekëve.
Sipas ARRSH-së, aksi Bokë-Qafë Thore është i hapur ndërsa Bogë-Theth është bllokuar nga dëbora.
“Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë të cilët bllokojnë qarkullimin dhe vështirësojnë punën për pastrimin. Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks. Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem”-njofton ARRSH./Opinion.al