Gazetari Baton Haxhiu ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Presidentin Ilir Meta.
Haxhiu tha në emisionin “Opinion” se vendimet e “Kushtetueses” janë për të ardhur keq, ndërsa për anëtarët e komisioni tha se janë të “korruptuar” profesionalisht dhe jo të guximshëm, duke theksuar se korrupsioni nuk është vetëm kur marrin para.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë për të ardhur keq. Ka më shumë gjykime politike. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të harrojnë që korrupsion nuk është vetë të marrësh lekë, por dhe të marrësh vendime të gabuara. Vendimet e Gjykatës nuk komentohen se është akti i fundi në një hierarki. Është korrupsion profesional, lidhet me padijen me mungesën e guximit për te vendosur si duhet. Në rastin Meta e kemi pas palë politike, ka kontestuar emërimin e ministrave, ka dashur të dekretoj zgjedhje. Po flasim për kodin penal, Presidenti mund të shkoj dhe me brekë në Presidencë dhe aty e gjykon publiku. Ai ka mbajtur fjalime dhe është bërë pal, po flasim për shkelje të kushtetutës në vazhdimësi”,-tha Haxhiu./Opinion.al