Sot kishte dhe një përplasje mes nënkryetares Jorida Tabaku dhe ministres Elisa Spiropali.
Zonjat replikuan lidhur me çështjen e inceneratorëve, ku Tabaku u shpreh se ministrja nuk ka si i kupton këto afera pasi kur PD i denonconte, ajo ishte te Doganat.
“Kur unë bëra interpelancë për këtë çështje ti ishe te trau i Doganës. Për korrupsion jeni vërtetuar që jeni kapur. Sot akuzoheni për pastrim parash. A e dinë qytetarët shqiptarë se çfarë ka ndodhur me 430 mln euro. A e dinë se çfarë ka ndodhur me kompanitë e Klodian Zotos. Qeveria shqiptare ka dhënë paradhënie për Inceneratorin e Fierit pa u kryer ende puna. Korrupsionin e ka vërtetuar SPAK. Kushdo i përfshirë me letër dhe shkresë është i përfshirë zyrtarisht”-ka thënë Tabaku.
Më pas ka ardhur edhe reagimi i ministres Elisa Spiropali, e cila tha se Tabaku po bën prokuroren si në kohën e komunizmit. Spiropli iu drejtua nënkryetares së Pd duke i thënë që të pyeste Bashën nëse a e kalon dot traun përtej detit.
“Nuk kuptoj si zonja Tabaku nuk i vjen zor kur bën rolin e prokurores së komunizmit dhe nuk skuqet kur përmend miliona euro si të ishin 5 mijë delegatët në dy vendet e pallatit të kongreseve për zgjedhjet e tyre. Nuk e kuptoj fare se si nuk e kupton se do të humb edhe gjyqe të tjera në radhë, meqë bën rolin e prokurores le të pyesë atë që ka në krah kur ulet meqë përmendi traun e kalon dot traun përtej detit?,-tha Spiropali.