Mediat belge i kanë kushtuar një artikull ekstradimit të personave të shpallur në kërkim nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Mësohet se Belgjika do t’i kërkojë Emirateve të Bashkuara ekstradimin e një trafikanti droge.
Në artikull shkruhet se shqiptari Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, i arrestuar si pjesë e trafikut ndërkombëtar të kokainës, nuk do të ekstradohet nga Dubai drejt Italisë.
Rastit të Dizdarit, i cili cilësohet nga mediat në Belgjikë si mbreti mafias shqiptare, bëhet pas arrestimit në Dubai të kontrabandistit të njohur belg të kokainës, Farhan Bouzambou.
Duke iu referuar rastit të Eldi Dizdarit dhe bosit të Camorras Rafaele Imperiale, ku gjykata e Emirateve të Bashkuara Arabe vendosi që të mos bëjë ekstradimin e tyre drejt Italisë, mediat belge ngrenë dyshime se e njëjta gjë mund të ndodhë dhe me Bouzambou.
“Emiratet refuzuan gjithashtu të ekstradojnë bosët e mëdhenj të drogës si bosi i Camorra Rafaele Imperiale dhe mbreti i mafias shqiptare Denis Matoshi në Itali”,-shkruajnë mediat belge./Opinion.al