Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratori i Elbasanit, Kryemadhi: E gatshme të dëshmoj me fakte dhe prova

2022/02/16 at 9:23 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dënimi i Tahirit, Kryemadhi: Ideatori i kanabizimit të vendit është Edi Rama

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar sot lidhur me faktin se nuk u lejua të merrej në pyetje nga Komisioni hetimor për Inceneratorët i Komisionit që ka dhënë me koncesion Inceneratorin e Elbasanit. Sipas saj, ky vendim është skandaloz dhe me urdhër politk.


Kryemadhi nuk ka nguruar të sulmojë edhe Komisionin Hetimor për Inceneratorët duke thënë se me çfarë duket do të përfundojë thjesht me dëshmitarë që nuk dëshmojnë, apo që nuk do mbajnë mend, se çfarë ka ndodhur.

Ajo thekson ndër të tjera se është në dispozicion të çdo institucioni, për të dëshmuar me fakte, me prova, me zë e me figurë, të vërtetën e kësaj afere.

“Skandaloze! Me urdhër politik, Komisioni Hetimor Parlamentar nuk u lejua të merrte në pyetje Komisionin e dhënies me Koncesion të inceneratorit të Elbasanit me arsyetimin qesharak: Marrëveshje me SPAK (për ruajtjen e sekretit hetimor). Minimumi, Komisioni Parlamentar duhej të informohej: A ka mbivendosje Komisioni Hetimor Parlamentar me SPAK?

Nëse anëtarët e Komisionit kanë lidhur marrëveshje me SPAK, ku është marrëveshja??? Çfarë statusi kanë anëtarët e KOMISIONIT? A kanë të drejtë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të informohen nga SPAK kë duhet të marrin në pyetje dhe kë jo ? Analiza e veprimtarisë apo deklaratat e z. Pëllumb Abeshi, si Kryetar i Komisionit të Dhënies me Koncesion, si dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit, do të zbardhnin qartazi për publikun shkeljet e rënda proceduriale, që sipas Kryeministrit Rama nuk ekzistojnë.

Kryetarja e Komisionit duhet të mos kishte lejuar në asnjë moment, heqjen e kamerave që siguronin transparencën për publikun. Komisioni Hetimor me çfarë duket do të përfundojë thjesht me dëshmitarë që nuk dëshmojnë, apo që nuk do mbajnë mend, se çfarë ka ndodhur.

Për Elbasanin, Fierin, Tiranën, topi tashmë është në fushën e SPAK! Inkurajoj çdo prokuror dhe gjyqtar, që ta shohin të vërtetën siç është, pa marrë parasysh funksionet apo përkatësitë politike të individëve nën hetim. Ndërkohë, siç e kam bërë në tre kallëzimet penale, shoqëruar me fakte, do vijoj të zbardh pa u ndalur të vërtetën si ka ndodhur, kush e ka lejuar, e kush po përfiton paratë e qytetarëve. Jam në dispozicion të çdo institucioni, të dëshmuar me fakte, me prova, me zë e me figurë, të vërtetën e kësaj afere”, shkruan Kryemadhi./Opinion.al

 

 

 

Etiketa: Elbasanitinceneratorikryemadhi


Ju sugjerojmë

Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
Aktualitet

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

31 Gusht, 2025 10:27 pm
Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
Bota

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

31 Gusht, 2025 10:09 pm
Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
Bota

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

31 Gusht, 2025 9:18 pm
Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

31 Gusht, 2025 8:54 pm
“Serbia ju do!”, rrugët e Beogradit mbushen me urime ditëlindje për Lukashenkon
Rajoni

“Serbia ju do!”, rrugët e Beogradit mbushen me urime ditëlindje për Lukashenkon

31 Gusht, 2025 8:29 pm
Von der Leyen: Sulmet ruse në infrastrukturën civile të Ukrainës janë krime lufte
Bota

Von der Leyen: BE po përgatit dërgimin e trupave në Ukrainë, pjesë do jetë edhe SHBA

31 Gusht, 2025 8:09 pm
Gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur nga policia, arrestohen dy persona në Kosovë
Kryesore

Aksident në Kosovë, humb jetën një e mitur dhe plagosen katër persona

31 Gusht, 2025 7:52 pm
Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen
Bota

Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen

31 Gusht, 2025 7:38 pm
OBSH: Covid-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore
Bota

OBSH: Mbi 4,700 vdekje nga kolera, epidemia përhapet në 31 vende

31 Gusht, 2025 7:10 pm
DW: Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do humbasin vendin e punës
Aktualitet

DW: Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do humbasin vendin e punës

31 Gusht, 2025 6:50 pm
Para
Lidh Tiranën me Veriun, Rama: Përfundojnë punimet për ndërtimin e urës së Tapizës

Lidh Tiranën me Veriun, Rama: Përfundojnë punimet për ndërtimin e urës së Tapizës

Rusia: Forcat ushtarake në Krime tërhiqen dhe kthehen në garnizone

Rusia: Forcat ushtarake në Krime tërhiqen dhe kthehen në garnizone

Reforma territoriale, Basha: T’iu japim njerëzve qeverisje vendore më pranë tyre

Reforma territoriale, Basha: T’iu japim njerëzve qeverisje vendore më pranë tyre
















TE FUNDIT

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
31 Gusht, 2025

Një përleshje mes disa personave në zonën e Partut në Korçë ka përfunduar me plagosje. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka...

Lexo më shumë

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
31 Gusht, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë të dielën se është i përgatitur që lufta në Ukrainë të zgjasë shumë. Merz...

Lexo më shumë

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
31 Gusht, 2025

Një plan 38-faqësh për Rripin e Gazës pas luftës, i titulluar "Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur
31 Gusht, 2025

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com