Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një automjet ka përplasur një këmbësore tek kthesa e Kamzës.
E plagosur ka mbetur 59-vjeçarja me iniciale L.A., e cila u përplas nga makina që drejtohej nga G.I. Këmbësorja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Opinion.al