Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin: Lidhjet Rusi-Serbi i kontribuojnë sigurisë në Evropë

2022/02/14 at 5:54 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin: Lidhjet Rusi-Serbi i kontribuojnë sigurisë në Evropë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e uroi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, duke i thënë se marrëdhëniet midis dy vendeve po zhvillohen në mënyrë dinamike dhe në frymë të partneritetit strategjik, njoftoi të hënën Presidenca e Serbisë.

“Është vendosur një dialog përmbajtjesor dypalësh dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme sjell rezultate të mira. Jam i sigurt se zhvillimi i mëtejshëm i lidhjeve konstruktive ruso-serbe u përgjigjet plotësisht interesave të popujve tanë vëllazërorë dhe kontribuon në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në kontinentin evropian”, thuhet në urimin e Putinit, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Letra e tij vjen në kohën e tensioneve të larta midis Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të grumbullimit të ushtrisë ruse në kufi me Ukrainën.

Disa vende perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet për të pushtuar Ukrainën dhe SHBA-ja ka thënë se sulmi mund të nisë “në çdo moment”.

Rusia mohon se ka plane për pushtim, pavarësisht grumbullimit të mbi 100,000 ushtarëve dhe stërvitjeve ushtarake në kufijtë me Ukrainën.

Shteti rus ka kërkuar garanci nga NATO-ja se do të ndalojë zgjerimin drejt lindjes dhe se nuk do të pranojë në radhët e saj vendet ish-sovjetike, përfshirë Ukrainën.

SHBA-ja dhe NATO-ja kanë refuzuar kërkesat ruse për zgjerimin, por kanë ofruar rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës.

Serbia, sikurse edhe disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, u ka rekomanduar qytetarëve të saj, që aktualisht banojnë në Ukrainë, të shqyrtojnë mundësinë e largimit të përkohshëm nga territori i atij vendi.

Serbia nuk është anëtare e NATO-s dhe zyrtarët e saj vazhdimisht përsërisin se nuk do të heqin dorë nga parimi i neutralitetit ushtarak.

Pavarësisht kritikave nga Brukseli, Serbia vazhdon bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak me Rusinë.

Vuçiç dhe Putin janë takuar për herë të fundit në Soçi të Rusisë, më 25 nëntor, 2021, kur kanë diskutuar për çështjen e furnizimit me gaz në Serbi, situatën me Kosovën dhe çështje të tjera dypalëshe.

Ju sugjerojmë

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!
Kryesore

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!

14 Qershor, 2025 1:14 pm
Siguria në plazh, masa të reja në Durrës
Aktualitet

Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

14 Qershor, 2025 1:05 pm
Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal
Aktualitet

Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal

14 Qershor, 2025 12:47 pm
Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut
Aktualitet

Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut

14 Qershor, 2025 12:35 pm
Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit
Bota

Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit

14 Qershor, 2025 12:21 pm
Papa Leo XIV apel Izraelit dhe Iranit: Përgjegjësi dhe arsye!
Bota

Papa Leo XIV apel Izraelit dhe Iranit: Përgjegjësi dhe arsye!

14 Qershor, 2025 12:00 pm
U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit
Aktualitet

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit

14 Qershor, 2025 11:46 am
Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!
Aktualitet

Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!

14 Qershor, 2025 11:32 am
Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës

14 Qershor, 2025 11:10 am
Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër
Politikë

Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër

14 Qershor, 2025 10:53 am
Para
Kriza Ukrainë-Rusi, vazhdojnë përpjekjet diplomatike

Kriza Ukrainë-Rusi, vazhdojnë përpjekjet diplomatike

Fluksi në spitale, pritet hapja e pavionit të tretë te Covid 3 dhe Covid 4

Covid-19 në Shqipëri/ Ulet numri i të infektuarve,humbin jetën 6 qytetarë

“Votat për logon e rrëmbyer janë të humbura”, Berisha: Basha, arrë me vrimë

"Votat për logon e rrëmbyer janë të humbura", Berisha: Basha, arrë me vrimë

TE FUNDIT

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!
14 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar edhe mesditën e sotme një konferencë me mediat. Para gazetarëve, Berisha publikoi...

Lexo më shumë

Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

Siguria në plazh, masa të reja në Durrës
14 Qershor, 2025

Zonat bregdetare dhe atraksionet natyrore po tërheqin mijëra turistë vendas dhe të huaj, duke e kthyer turizmin në një nga...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal

Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal
14 Qershor, 2025

Një kamion doli nga rruga paraditen e kësaj të shtune në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, në Lushnje. Siç...

Lexo më shumë

Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut

Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut
14 Qershor, 2025

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com