Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:15 në fshatin Grudë e Re të Shkodrës.
Viktima është 47-vjeçari Prek Tonaj banues në Grudë. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Mësohet se 47-vjeçari është qëllluar me kallashnikov, nga një person i armatosur, i cili pasi kryer krimin është larguar me shpejtësi.
“Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve”,-njofton policia.
Ndërkohë, mësohet se Tonaj ka qenë një person me precedent penal. Në vitin 2011, 47-vjeçari bashku me dy shtetas të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen.
Por, policia mund i të parandaloj ngjarjen duke vënë në pranga në atë kohë, Ndue Tonaj, Prek Tonaj dhe Ndoc Prela./ Opinion.al