Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Grudë e Re.
Mësohet se viktima është identifikuar si Prek Tonaj, punonjes i ujesjelles kanalizime ne Shkoder. Deri më tani nuk kemi detaje të reja si ka ndodhur vrasja.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat. Shkodra është ndër qytetet që nuk gjen qetësi nga ngjarjet kriminale. Në këtë qytet kriminaliteti është rritur në vitin 2021 me 11.9% dhe është ulur zbulueshmëria me 5%.