Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Bardh Spahia.
Gjatë prezantimit të kanditatit të “Shtëpia e Lirisë”, Berisha sulmoi edhe kandidatët rivalë të Spahisë, atë të PS dhe PD.
“Garon këtu edhe partia e Edi Ramës, nuk kam unë ndonjë fjalë personale për shoqen Angonin. Por dua t’i them që ke bërë gabimin në të madh të përfaqësosh Edi Ramën në këtë bashki të mrekullueshme. Nuk të takonte të përfaqësoje një njeri që nuk ka asnjë vlerë, një njëri i cili nuk e do Shkodrën, që po e boshatis Shkodrën. Ke kohë të mendohesh. Për Xhemalin, e kam një fjalë. Xhemal, ti ishe njëri midis nesh. Po të doje merrje pjesë në primare dhe do kishe respektin tonë të plotë. Nuk e zgjodhe këtë. Zgjodhe të përfaqësosh atë që shkelmon çdo ditë mbi veten, Lul Bravën. Do t’i bie shkurt. I nderuar zoti Xhemal, mos u bëj shoku Xhemal. Lëre këtë fushatë, bëjë disa ditë pushim dhe hajde kur të mbarojmë fushatën dhe takohemi përsëri se gabime bëjmë të gjithë”-tha Berisha./Opinion.al