Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Macron ka refuzuar testin rus për koronavirus

2022/02/11 at 4:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Macron ka refuzuar testin rus për koronavirus

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka refuzuar testin rus për koronavirus para takimit që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin këtë javë, ka konfirmuar Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia e kupton pozicionin francez dhe kjo gjë nuk ka ndikuar në bisedime.

Testimi ka kërkuar protokolle shëndetësore që kanë qenë të papranueshme dhe ato nuk janë përshtatur me orarin e liderit të Francës, kanë thënë burime franceze për transmetuesin britanik, BBC.

Ky njoftim vjen pas raportimeve se Macron ka refuzuar të kryejë testet PCR, pas shqetësimeve se rusët mund ta kenë mostra të ADN-së së tij.

Liderët janë parë nëpër fotografi duke mbajtur takime në distancë fizike. Ata nuk kanë shtrënguar duart dhe janë ulur në tavolinën katër metra të gjatë.

Disa vëzhgues kanë pyetur nëse Putin është duke e përdorur atë situatë për të dërguar mesazh diplomatik.

Mirëpo një burim diplomatik francez ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se Macronit i është thënë të vendosë nëse do të pranojë testin rus PCR për të qenë më afër Putinit, apo në të kundërtën duhet të zbatojë rregullat e distancimit fizik.

“Ne e kemi ditur shumë mirë se ajo ka nënkuptuar se nuk do të ketë shtrëngim duarsh dhe tavolinë të gjatë. Mirëpo ne nuk mund të pranonim që ata të kenë në duar ADN-në e presidentit”, ka thënë një burim për Reuters.

Ky burim nuk ka dhënë hollësi sesi mund ta shfrytëzojnë shërbimet ruse të inteligjencës mostrat e ADN-së së Macronit.

Përgjatë takimit, Macron dhe Putin kanë biseduar pesë orë për tensionet rreth Ukrainës.

Shtetet e Perëndimit kanë thënë se Rusia mund të pushtojë Ukrainën, mirëpo Rusia mohon se ka plane të tilla, ndonëse ka mbledhur 100,000 trupa në kufirin afër Ukrainës.

Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Ukraina./ REL

Ju sugjerojmë

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

21 Janar, 2026 10:25 am
Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

21 Janar, 2026 9:36 am
Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…
Aktualitet

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…

21 Janar, 2026 9:33 am
Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt
Bota

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt

21 Janar, 2026 9:02 am
“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…
Aktualitet

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…

21 Janar, 2026 8:55 am
Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër
Aktualitet

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër

21 Janar, 2026 8:46 am
Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur
Bota

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur

21 Janar, 2026 8:44 am
15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë

21 Janar, 2026 8:37 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 21 janar 2026

21 Janar, 2026 8:34 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 21 janar 2026

21 Janar, 2026 8:34 am
Para
COVID në Shqipëri/ 589 raste të reja dhe 7 viktima

Covid-19 në Shqipëri, 531 të infektuar dhe 5 viktima

Rreziku i kërcënimit rus forcon lidhjet brenda NATO-s

Rreziku i kërcënimit rus forcon lidhjet brenda NATO-s

Të shtëna me armë në Tiranë/Flet 63-vjeçari: Autori rreth 25 vjeç dhe me mjekër

Policia zbulon laboratorin e drogës në Tiranë

TE FUNDIT

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama kujtoi në një ceremoni të posaçme 21 janarin e vitit 2011, ku katër persona mbetën të vrarë...

Lexo më shumë

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve
21 Janar, 2026

Policia e Shtetit u ka bërë apel shoferëve që të bëjnë kujdes në të gjitha akset rrugore në vend, për...

Lexo më shumë

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…
21 Janar, 2026

Gjatë natës, pjesa veriore e vendit ka qenë nën ndikimin e reshjeve të dëborës. Reshjet e borës kanë përfshirë territorin...

Lexo më shumë

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt
21 Janar, 2026

Aeroplani Air Force One ku udhëtonte presidenti i SHBA, Donald Trump drejt Zvicrës ndryshoi kurs mbi Atlantik dhe u kthye mbrapsht për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com