Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me kryetarin e PDK, Memli Krsasniqin.
Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se në këtë takim është diskutuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ku PD qëndron në të njëjtin pozicion, njohjen e ndërsjellët të shteteve.
“Pata kënaqësinë e veçantë që t’i uroj mirëseardhjen, jo për herë të parë, por në këtë detyrë si kreu i PDK-së, Memli Krasniqit. Përgëzova PD e Kosovës për rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur në procesin e formimit të shtetit të Kosovës, si një opozitë konstruktve në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës. Folëm për zhvillimet e fundit, për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku PD qëndron në të njëjtin pozicion për objektivin e dialogut; njohja e ndërsjellët e shteteve. Ky është shans i mirë për të shtyrë para këtë dialog dhe për të parandaluar pengesat. Njohja e pavarësisë nga të gjitha vendet anëtare të BEdo të shmangej çdo skenar që kërcënon Ballkanin, si në Bosnjë Hercegovinën. Lufta kundër korrupsionit janë prioritetit dhe shërbimi më i mirë që i bëjmë vendeve tona. Shqipëria ka detyrë të përhershme por në momentin aktual si anëtare e Këshillit të Sigurimit, të shtyjë para çdo aspekt që ka të bëjë me qytetarët e Kosovës. Këtu nuk do të resht së shtyri nga opozita, por nuk do të kursejë asgjë që Shqipëria t’i japë gjithçka që mundet Kosovës, në mënyrë që institucionet atje dhe qytetarët të kenë benefite dhe produktivitet mes dy vendeve.”, tha ai./Opinion.al