Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestuesit në Mal të Zi kërkojnë zgjedhje të reja

2022/02/09 at 9:42 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestuesit në Mal të Zi kërkojnë zgjedhje të reja

Mali i Zi Demokratik, një parti pjesë e shumicës së mëparshme qeverisëse në Mal të Zi, kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Këtë kërkesë kjo parti e bëri gjatë një proteste më 9 shkurt në Podgoricë.

Protesta e së mërkurës, me sloganin “Mbrojtja e vullnetit elektoral të qytetarëve”, u drejtua nga zyrtarët e Demokratëve. Protesta u mbështet edhe nga deputetët dhe zyrtarët e Frontit Demokratik pro-serb.

Ata po ashtu shprehën pakënaqësi për formimin e mundshëm të një qeverie të pakicës, që është propozuar nga ish-partneri i tyre politik, Dritan Abazoviç, që është kryetar i Lëvizjes Qytetare URA.

Demokratët, Fronti Demokratik dhe URA kishin formuar koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve të mbajtura më 2020.

Në protestën e 9 shkurtit morën pjesë disa mijëra qytetarë dhe aktivistë të subjekteve politike, të cilët mbajtën flamuj shtetërorë dhe mbishkrime përmes së cilave u bëhej thirrje qytetarëve që t’i rezistojnë “vjedhjes së vullnetit elektoral”.

“Njerëz, përgatituni për zgjedhje. Oferta jonë është e qartë, ne jemi demokratë dhe evropianë dhe ne ofrojmë një zgjedhje evropiane. Le t’ia kthejmë mandatin popullit dhe ta lëmë popullin të vendosë se cila do të jetë e ardhmja”, tha kryetari i Demokratëve, Aleksa Beçiç.

Beçiç më 7 shkurt u shkarkua nga posti i kryetarit të Kuvendit, pasi për largimin e tij nga kjo pozitë votuan 43 deputetë të Kuvendit.

Ai deklaroi se një qeveri e re e mundshme varet nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç. Partia e Gjukanoviçit humbi në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2020.

“DPS do të bëjë dy të tretat e asaj shumice të re parlamentare, pa DPS-në nuk mund të merret asnjë vendim. Qeveria e re e pakicës do të varet nga vullneti i Gjukanoviqit dhe DPS-së”, tha Beçiç.

Beçiq kritikoi kryetarin e URA-s, Abazoviq, duke thënë se ai synon që ta formojë ekzekutivin e ri me mbështetjen e partisë së Gjukanoviçit, parti të cilin Abazoviç e ka akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar.

“Imagjinoni duke zgjedhur gjyqtarë dhe prokurorë bashkë me ata që u thoshin se ishin hajdutë e kriminelë. Askush nuk do të ndiqet penalisht pa lejen e Millo Gjukanoviçit”, tha Beçiç, teksa protestuesit brohorisnin “tradhti”, fjalë drejtuar Dritan Abazoviçit.

Kjo protestë u mbajt në kohën kur Dritan Abazoviq po përpiqet që të arrijë marrëveshje me disa subjekte politike për formimin e një qeverie të pakicës.

Protesta po ashtu ishte për të kundërshtuar shkarkimin e Beçiqit nga posti i kryeparlamentarit. Shkarkimi i tij u iniciua nga URA e Abazoviçit dhe u mbështet nga partitë opozitare.

Shkarkimit të Beçiçit i ka paraprirë rrëzimi i Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit, pasi URA inicioi në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Fronti Demokratik pro-serb po kërkon që partitë e shumicës së mëhershme parlamentare të arrijnë një marrëveshje për formimin e një ekzekutivi të ri. Por, kjo parti kundërshton fuqishëm mundësinë që URA e Abazoviçit të arrijë ndonjë marrëveshje për formimin e një qeverie të re me opozitën e udhëhequr nga partia e Gjukanoviçit.

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Sa kushton të udhëtosh nga Kukësi në Londër? Flet CEO i Wizz Air

Sa kushton të udhëtosh nga Kukësi në Londër? Flet CEO i Wizz Air

“Aeroport sezonal në Sarandë”, Rama: Aeroporti i Vlorës më i madh se i Rinasit

“Aeroport sezonal në Sarandë”, Rama: Aeroporti i Vlorës më i madh se i Rinasit

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com