Një 55-vjeçar është përplasur nga një makinë mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si Brryli në Tiranë.
Policia bën me dije se 55-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Me datë 08.02.2022, tek Brryli, automjeti me drejtuese shtetasen S. N., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.