Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërpritet në mes ëndrra, “Zgjoi” nuk nominohet për Oscar

2022/02/08 at 4:30 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërpritet në mes ëndrra, “Zgjoi” nuk nominohet për Oscar

Filmi “Zgjoi” i regjisores kosovare, Blerta Basholli, nuk arriti të nominohet për Çmimin Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.


“Zgjoi” ishte në listën e ngushtë prej 15 filmash, ndërsa pesë finalistët që u nominuan në këtë kategori janë: “Drive my car” nga Japonia, “Flee” nga Danimarka, “The Hand of God” nga Italia, “Lunana: A yak in the classroom” nga Butani dhe “The Worst Person in the World” nga Norvegjia.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në SHBA i shpalli nominimet të martën, ndërsa çmimet do të ndahen më 27 mars.

“Zgjoi” bazohet në historinë e vërtetë të Fahrije Hotit, një gruaje nga Kosova, e cila gjatë luftës së viteve 1998/99 u largua nga fshati Krushë e Madhe, bashkë me fëmijët e saj të vegjël.

Pas kthimit, bashkëshorti i saj ishte i zhdukur dhe me gjasë i vdekur, ndërsa ajo – atë botë 28 vjeçe – pa asnjë mundësi për të mbajtur familjen.

Në përpjekjet për mbijetesë, nëna e një vajze tri vjeçe dhe një djali tre muajsh u bashkua me të vejat e tjera të fshatit dhe filluan të shisnin ajvar dhe turshi të bëra vetë.

Biznesi i tyre “KB Krusha” vazhdon të funksionojë edhe sot dhe punëson mbi 50 gra – pjesa më e madhe e të cilave familjare të personave të vrarë ose të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në një intervistë të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, regjisorja e filmit, Blerta Basholli, ka shpalosur arsyet që e kanë shtyrë të realizojë projektin:

“Fillimisht, kam qenë e fascinuar me tregimin e Fahrijes kur e kam dëgjuar në televizion, më është dukur një rast shumë interesant, fillimisht si histori suksesi, por pastaj edhe paragjykimi që i është bërë nga shoqëria, pasi ka qenë e ve dhe ka filluar të punojë”.

“Për mua këto dy elemente kanë qenë shumë intriguese dhe për këtë arsye kam shkuar ta takoj Fahrijen”, ka thënë Basholli, duke kujtuar takimet e para me të në vitin 2011.

Aktorja Yllka Gashi, e cila luan Fahrijen, ka thënë se ky rol për të ka qenë “përvoja më e mirë profesionale”.

“Grua e çeliktë, që nuk u dorëzua para asnjë sfide, që dhimbjen e shndërroi në motiv për punë. Inspirim për çdo gjeneratë”, ka shkruar Gashi në llogarinë e saj në Instagram, pas premierës së filmit “Zgjoi” në Prishtinë, në tetor të vitit 2021.

Vetë Fahrija ka thënë se filmi e ka bërë t’i rijetojë momentet e së kaluarës, por edhe të ndihet krenare për atë që ka arritur.

“Dhimbja në fytyrë, dhimbja në punën që bënte, ma pasqyronte një Fahirje të dytë”, ka thënë ajo për aktrimin e Yllka Gashit.

Vitin e kaluar, “Zgjoi” ka bërë histori, duke fituar tre çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çmimi për filmin më të mirë, për regjisoren më të mirë dhe çmimi i publikut – që të tre kanë shkuar në adresë të “Zgjoit”.

“Zgjoi” është “një perlë që nxjerr në pah fuqinë e personazheve të tij, duke dëshmuar se asgjë nuk mund t’i ndalojë gratë në një mision”, ka shkruar “Sundance Film Festival”.

Filmi “Zgjoi”, mes tjerash, ka fituar edhe dy çmime kryesore në edicionin e 66-të të “Valladolid International Film Festival” në Spanjë. Yllka Gashi është zgjedhur aktorja më e mirë, ndërsa “Zgjoi” ka marrë çmimin “Fundos” për inovacion shoqëror.

“Drithërues, tërbues dhe në fund shpresëdhënës” – e ka përshkruar kritikja amerikane, Alissa Wilkinson, filmin “Zgjoi”.

“Bukuria dhe forca e këtij filmi qëndrojnë në faktin se regjisorja, aktorja dhe i gjithë ekipi arrijnë të tregojnë të padukshmen dhe të thonë të pathënën”, ka thënë regjisorja nga Bosnja, Jasmila Zhbaniq.

Një film i Kosovës është nominuar për herë të parë për Çmimin Oscar në vitin 2016. “Shok”, me regji dhe skenar të britanikut Jamie Donoughue, ka hyrë në garë në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, por nuk ka fituar.

Më 26 janar, regjisorja e “Zgjoit” ka kërkuar mbështetje për filmin e saj, në prag të shpalljes së nominimeve për Oscar.

“Zgjoi’ tregon historinë e fuqisë, qëndrueshmërisë dhe triumfit të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës, në një situatë kur dorëzimi është mundësi”, ka shkruar Basholli në Twitter./REL



Ju sugjerojmë

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?
Bota

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

13 Janar, 2026 9:02 am
Parashikimi i motit, 13 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 janar 2026

13 Janar, 2026 9:01 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Kryesore

Horoskopi,13 janar 2026

13 Janar, 2026 9:00 am
Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë
Aktualitet

Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

13 Janar, 2026 8:58 am
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti
-U tha në Opinion

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti

12 Janar, 2026 10:52 pm
Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…
-U tha në Opinion

Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…

12 Janar, 2026 10:51 pm
SHBA-Iran 70 vite armiqësi, pse nuk u arrit kurrë paqja?
Bota

SHBA-Iran 70 vite armiqësi, pse nuk u arrit kurrë paqja?

12 Janar, 2026 10:36 pm
Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë: Mund të kryej sulme ajrore në Iran
Bota

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë: Mund të kryej sulme ajrore në Iran

12 Janar, 2026 9:41 pm
Gjermani/Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet dhe paralizon hekurudhat
Bota

Gjermani/Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet dhe paralizon hekurudhat

12 Janar, 2026 9:21 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Zbardhet vendimi i “Kushtetueses” për rikthimin në detyrë të Veliajt

12 Janar, 2026 8:41 pm
Para
Shkencëtarët kinezë prezantojnë test të ri për koronavirus

Shkencëtarët kinezë prezantojnë test të ri për koronavirus

Ngrica në rrugë, kur do të përmirësohet moti

Ngrica në rrugë, kur do të përmirësohet moti

Gazësjellësi rus, Biden: Nuk do të ekzistojë më, nëse pushton Ukrainën
















TE FUNDIT

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?
13 Janar, 2026

Duket se Uashingtoni i ka rikthyer në agjendë veprimet ushtarake kundër Iranit, në një kohë kur po ndodh një shtypje...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 janar 2026

Parashikimi i motit, 13 janar 2026
13 Janar, 2026

Më 13 janar 2026, moti në vendin tonë pritet të mbetet kryesisht i qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare,...

Lexo më shumë

Horoskopi,13 janar 2026

Horoskopi, 27 korrik 2023
13 Janar, 2026

Dashi-Sot do të ndiheni të përhumbur dhe plotësisht pa dëshirën për t’u çuar nga shtrati. Kjo do të bëjë që...

Lexo më shumë

Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë
13 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi, ku po merr pjesë në nisjen e Samitit të Javës së Zhvillimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com