Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkarkohet kryetari i Kuvendit të Malit të Zi

2022/02/07 at 10:48 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkarkohet kryetari i Kuvendit të Malit të Zi

Tri ditë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi, Kuvendi i këtij shteti shkarkoi edhe kryetarin e këtij institucioni, Aleksa Beçiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 deputetë, ndërsa kundër ishin 36.


Deputetët e opozitës, të udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit aktual të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, votuan pro shkarkimit, ashtu si edhe deputetët e partive të koalicionit të deritashëm, Lëvizja Qytetare URA dhe Civis.

Kundër votuan deputetët nga partia e Beçiçit, Demokratët, nga Fronti Demokratik pro-serb dhe nga disa parti më të vogla.

Deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, funksionin e tij do ta ushtrojë nënkryetari i Kuvendit, Strahinja Bullajiç, nga Fronti Demokratik.

Nismën për shkarkimin e Beçiçit e nënshkruan më herët deputetë të DPS-së, të partive të socialdemokratëve, të Partisë Boshnjake dhe të Koalicionit Shqiptar “Njëzëri”.

Në shpjegim u tha se Kuvendi, për shkak të mungesës së dialogut esencial, “nuk ka çuar në përshpejtimin e rrugës evropiane të Malit të Zi”, sepse Beçiç, “funksionin e tij e ka kryer në interes të promovimit partiak dhe personal, e jo në interes të shtetit”.

Por, ata kishin nevojë edhe për mbështetjen e URA-s, e cila udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i Qeverisë tashmë të shkarkuar, Dritan Abazoviç.

Shkarkimi i Beçiqit vjen pasi Kuvendi i Malit të Zi votoi për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç, më 4 shkurt.

Koalicioni prej tre anëtarësh – Fronti Demokratik, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA – ka qeverisur Malin e Zi qysh në fund të vitit 2020.

Në zgjedhjet e gushtit të atij viti, këto parti kanë fituar një shumicë të ngushtë, duke rrëzuar Partinë Demokratike të Socialistëve, e cila ka qeverisur Malin e Zi për rreth 30 vjet.

Por, prejse është formuar në dhjetor të 2020-ës, kabineti i Krivokapiçit është përshkuar me grindje midis partnerëve të koalicionit – atyre pro-serbë dhe pro-evropianë – gjë që ka çuar në tkurrjen e mbështetjes publike për të.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë është iniciuar nga URA. Abazoviç ka thënë se pas rënies së Qeverisë së Krivokapiçit, do të fillojnë bisedimet për formimin e një pushteti të ri ekzekutiv.

Ai ka thënë se ka disa opsione për zgjidhjen e situatës, përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme.

Deputeti i Demokratëve, Boris Bogdanoviç, paralajmëroi në fillim të seancës për rrëzimin e Beçiçit se nëse ai shkarkohet, kjo parti “do ta ngrejë të gjithë Malin e Zi në këmbë”.

“Ai që voton për këtë, voton për koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Ata nuk kanë ku të shkojnë. Ne kemi një zgjedhje dhe kjo është rruga. Nëse shkarkimi ndodh, të gjithë në protestë të mërkurën, më 9 shkurt”, tha Bogdanoviç.

Policia malazeze konfirmoi të hënën për Radion Evropa e Lirë se është duke hetuar disa thirrje për shkaktim të kaosit në Mal të Zi, të bëra përmes aplikacionit të mesazheve Telegram.

Sipas policisë, mesazhet e tilla në Telegram janë shpërndarë nga një grup i quajtur “Rebelimi është gjendje shpirtërore”.

Prokuroria kompetente e shtetit të Malit të Zi është njoftuar në lidhje me këtë ngjarje, por ajo nuk është deklaruar ende për të.



Ju sugjerojmë

Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes
Aktualitet

Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes

22 Dhjetor, 2025 11:19 am
Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat
Aktualitet

Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat

22 Dhjetor, 2025 11:05 am
Rolling Hills Liqeni, njësitë e para dorëzohen  brenda vitit të ardhshëm
Aktualitet

Rolling Hills Liqeni, njësitë e para dorëzohen brenda vitit të ardhshëm

22 Dhjetor, 2025 11:01 am
Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë
Life Style

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

22 Dhjetor, 2025 10:33 am
Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm
Aktualitet

Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm

22 Dhjetor, 2025 10:19 am
Autobombë në zemër të Moskës, vritet gjenerali i lartë rus
Bota

Autobombë në zemër të Moskës, vritet gjenerali i lartë rus

22 Dhjetor, 2025 9:59 am
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij
Bota

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

22 Dhjetor, 2025 8:56 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Akuzohet për drogë/ Arrestohet në Tiranë 37-vjeçari, pritet ekstradimi në Spanjë

22 Dhjetor, 2025 8:54 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 22 dhjetor 2025

22 Dhjetor, 2025 8:53 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 22 dhjetor 2025

22 Dhjetor, 2025 8:53 am
Para
Vangjeli:Tahiri di për veset e atyre lart, madje edhe për performancat seksuale  

Vangjeli:Tahiri di për veset e atyre lart, madje edhe për performancat seksuale  

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Puna dhe dashuria, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Hapet Rruga e Arbrit, Ministria e Mbrojtjes: Disa zona pa energji

Temperaturat ulen deri në -6 gradë, parashikimi i motit për sot
















TE FUNDIT

Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes

Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes
22 Dhjetor, 2025

Rruga e Kombit është përfshirë ditët e fundit nga mjegull e dendur, e cila ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve....

Lexo më shumë

Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat

Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat
22 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama është sot pjesë në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë në 2030” së bashku me ministrin e Bujqësisë Andis Salla,...

Lexo më shumë

Rolling Hills Liqeni, njësitë e para dorëzohen brenda vitit të ardhshëm

Rolling Hills Liqeni, njësitë e para dorëzohen  brenda vitit të ardhshëm
22 Dhjetor, 2025

Punimet për realizimin e fazës së parë të projektit Rolling Hills Liqeni po avancojnë me ritme të qëndrueshme dhe njësitë...

Lexo më shumë

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë
22 Dhjetor, 2025

Emri i tij është ende sot legjendar: Jakobi quhej si 'i pasuri' që në të gjallë të tij. Por rëndësia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com