Ka pranuar të flas para autoriteteve 23-vjeçari shqiptar i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit grek Aliks javën e kaluar në Selanik,
Teksa ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, i riu shqiptar pranoi se ishte në vendin e ngjarjes kur ndodhi krimi, por mohoi që të ishte pjesë e grupit që sulmoi 19-vjeçarin i cili u godit me thika dhe mjete të mprehta me pasojë vdekjen.
Sipas avokatit, 23-vjeçari ka bashkëpunuar me drejtësinë duke u treguar hetuesve emrat e personave të përfshirë, duke thënë se janë 10 të tillë. në dëshminë e tij ka shtuar se “ata nuk donin të vrisnin, por vetëm ta frikësonin”, ndërsa shpreh pendesë për ngjarjen tragjike.
Policia greke ka arrestuar 9 persona lidhur me ngjarjen, ndërsa asnjë prej tyre nuk e ka pranuar fajësinë.
Sipas medieve greke një tjetër shqiptar 20-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, i cili dyshohet se është arratisur drejt Shqipërisë../Opinion.al