Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllet seanca në ‘Kushtetuese’, vendimi për shkarkimin e Metës brenda 30 ditëve

2022/02/07 at 1:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenca jep konkluzionet përfundimtare: Kuvendi manipuloi akte administrative

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Vendimi pritet të jepet brenda 30 ditëve i arsyetuar.


Seanca e tretë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta zgjati rreth 3 orë. Pasi palët dhanë konkluzionet e tyre përfundimtare, Gjykata Kushtetuese mbylli seancën dhe është tërhequr për vendim. Ditën e sotme, përfaqësuesit e Presidentit paraqitën përgjigjet për 72 pyetjet që patën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe përfaqësuesit e Kuvendit gjatë seancës së kaluar. Pas kësaj, gjykata vendosi 1 orë pushim që pala mbrojtëse të përgatitej për konkluzionet përfundimtare.

E para që parashtroi diskutimet përfundimtare ishte Klotilda Bushka, si përfaqësuese e Kuvendit. Ajo kërkoi që Meta të shkarkohej pasi ka shkelur rëndë kushtetutën. Bushka përmendi të gjitha shkeljet e Metës sipas vlerësimit të Kuvendit. Bushka ka thënë ndër të tjera se procesi i nisur ndaj Metës duhet që të japë një goditje të kulturës së pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë që shkelin Kushtetutën.

Ndërkohë, këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishi u shpreh se Kuvendi po trajton çështjen e shkarkimit të Metës si goditje ndaj tij për qëllime politike. Më tej ai ka thënë se Kuvendi ka shkelur në çdo hap procedurën duke manipuluar akte administrative të brendshme për të rrëzuar pretendimet e presidentit.

“Kuvendi si organi legjislativ, e trajton këtë çështje si goditje ndaj presidentit. Kuvendi nuk kishte lëndë. Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, e aq më pak të rëndë të Kushtetutës. Ne pame nga afër se ku mbërriti Kuvendi për qëllime politike. Shkoi deri aty sa u manipuluan akte admistrative të brendshme për të rrëzuar pretendimet e presidentit. Shkeljet procedurale të Kuvendit kanë qenë të vazhdueshme, të shumta, të përsëritura. S’kanë sesi të çojnë në një rezultat të ligjshëm, të vlefshëm. Kërkesa e Kuvendit s’ka legjitimitet.
Vendimi 55 i Kuvendit është në vetvete asgjë më shumë se kërkesa që vë në lëvizje gjykatën, e cila sipas gjykimit tonë, duhet ta kryente atë nga momenti i administrimit në 9 shtator 2021.
Kuvendi ka shkelur në çdo hap procedurën e kthen procesin tërësisht politik. Provat e marra përmes një procesi të rregullt ligjor, janë të papërdorshme dhe te pavlefshme. Të gjitha provat që pretendon Kuvendi janë marrë në shkelje të Kushtetutës. Produkti është nul. Pavlefshmëri, antikushtetuetshmëri.
Refuzimi për të dëgjuar presidentin ka sjellë proces të parregullt. Kjo ka prodhuar një precedent të rrezikshëm juridik. Nuk mund të shkelet kurrë procedura në funksion të politikës. Refuzimi për ta dëgjuar është shkelje flagrante. Presidenti kurrë nuk ka mbështetur asnjë subjekt politik”, tha Dervishaj./Opinion.al

Etiketa: gjykata kushtetueseilir Metashkarkimi


Ju sugjerojmë

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj
Aktualitet

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj

22 Qershor, 2025 9:58 am
“Parashikimet,Starmer mund të humbasë?”/Mbahen zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe
Bota

Sulmet e SHBA/Starmer kundër armëve bëthamore në Iran: Tryezë negociatash

22 Qershor, 2025 9:49 am
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane

22 Qershor, 2025 9:46 am
Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
Bota

Bombardimet e SHBA/Netanyahu:Urime Presidentit Trump! Vendimi do ndryshojë historinë

22 Qershor, 2025 9:36 am
Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare
Aktualitet

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare

22 Qershor, 2025 9:10 am
Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..
Bota

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..

22 Qershor, 2025 9:09 am
SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…
Bota

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…

22 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:18 am
Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Para
4 shqiptarë dhe pakistanezi ikën nga burgu grek,policia gjen makinën e arratisjes

4 shqiptarë dhe pakistanezi ikën nga burgu grek,policia gjen makinën e arratisjes

GJK do marrë vendimin për Metën/Balla: Të ruajmë heshtje institucionale

GJK do marrë vendimin për Metën/Balla: Të ruajmë heshtje institucionale

“Prova të manipuluara nga Kuvendi”, Dervishaj: Meta i drejtohet Prokurorisë

"Prova të manipuluara nga Kuvendi”, Dervishaj: Meta i drejtohet Prokurorisë
















TE FUNDIT

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj
22 Qershor, 2025

Vapa përvëluese e verës ka mbushur plazhet shqiptare me mijëra pushues. Nga Currilat e Durrësit e deri përtej Golemit të...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA/Starmer kundër armëve bëthamore në Iran: Tryezë negociatash

“Parashikimet,Starmer mund të humbasë?”/Mbahen zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe
22 Qershor, 2025

Sir Keir Starmer, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar pas sulmeve amerikane kundër centraleve bërthamore iraniane gjatë natës. Starmer...

Lexo më shumë

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Në një deklaratë të lëshuar së fundmi, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së thotë se nuk...

Lexo më shumë

Bombardimet e SHBA/Netanyahu:Urime Presidentit Trump! Vendimi do ndryshojë historinë

Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
22 Qershor, 2025

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit ka vlerësuar Presidentin Trump pasi forcat amerikane goditën tre lokacione bërthamore iraniane në një sulm që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com