Dy të mitur janë vënë nën hetim nga policia pasi kanë qëlluar me armë sportive.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ndërsa thekson se fishekët e armës sportive ishin manovër, por sërish kanë sjellë panik te banorët. M.L, 16 vjeç dhe L. H., 17 vjeç do të hetohen për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shtetasit M. L., 16 vjeç dhe L. H., 17 vjeç, pasi në lagjen “Pavarësia 2”, kanë qëlluar me pistoletë sportive me fishekë manovër”, njofton policia./Opinion.al